Dritat fikën çdo sekondë në Fushë-Gjorm: Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.01.2026, 13:24

Banorët e Fushë-Gjormit bëjnë thirrje urgjente për ndërhyrje në rrjetin elektrik të fshatit. Ata deklarojnë se, edhe në vitin 2026, dritat vazhdojnë të fikën shpesh, ndërsa shtyllat janë të njëjtat që u vendosën para më shumë se 30 vitesh.

Sipas banorëve, kabllot janë të ekspozuara dhe gjatë dimrit, dritat fikën çdo sekondë, duke krijuar vështirësi të mëdha në jetesën e tyre. Ata kërkojnë zëvendësimin e shtyllave dhe përmirësimin e rrjetit elektrik, duke nënvizuar se pagesat që bëjnë janë të njëjta me ato të qyteteve.

Banorët u bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin masa të menjëhershme pasi dimri është i gjatë dhe i ftohtë.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Ju lutem nese e beni problem ju kta fillojn e punojne , jemi banore te fushe gjormit , lac , kurbin eshte viti 2026 dhe dritat akoma vazhdojn fiken ,shtyllat jan po ato qe kemi vendos vet para 30 vitesh , duken telat perjashte qe sa te filloje dimri dritat fiken cdo sekonde , ju lutem hajdeni ne fshatin tone , ndrroni shtyllat , dhe te kaloje dimri i nxeht edhe per ne , sepse te pagesa jemi njelloj si ato banoret e qyteteve , Ju faleminderit !

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit