Trotuari i bllokuar me lavatriçe të prishura, banorët e Koplikut s’kanë ku kalojnë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.01.2026, 13:14

Banorët e lagjes Llazan në Koplik denoncojnë një problem që po pengon qarkullimin e këmbësorëve. Një burrë ka vendosur lavatriçe të prishura mbi trotuar, duke e bërë të pamundur kalimin e banorëve, përfshirë fëmijët që shkojnë në shkollë.

Sipas banorëve, kjo situatë zgjat prej disa kohësh dhe asnjë ndërhyrje nuk është bërë nga pronari i objektit ose nga autoritetet lokale. Ata paralajmërojnë se pengesa rrit rrezikun e aksidenteve, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit që kalojnë rrugën çdo ditë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Koplikut për të larguar objektin e hedhur jashtë dhe për të rivendosur sigurinë dhe qarkullimin normal në këtë pjesë të lagjes.

Ata gjithashtu bëjnë thirrje për monitorim më të rregullt të hapësirave publike, për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joqalbania. Kemi nje problem ne lagjen llazan pasi eshte nje burre dhe ka bllokuar trotuarin. Nuk kemi ka te kalojme per te ikur ne shkolle. E ka bllokuar me lavatrice te prishura. Ne koplik

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit