Masakër mjedisore në Lurë, prerje e paligjshme e pemëve të ahut dhe fidaneve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.01.2026, 14:05

Një qytetar ka dërguar video që tregojnë prerje të paligjshme të pemëve dhe shkatërrim të fidaneve të reja të druve të ahut në Lurë të Dibrës. Materiali tregon se pemët e reja, të mbjella për të zhvilluar pyjet e zonës, po priten dhe dëmtohen në mënyrë të qëllimshme.

Sipas pamjeve, prerjet janë të dukshme dhe ndikojnë drejtpërdrejt në mjedisin lokal, duke rrezikuar jo vetëm gjelbërimin, por edhe stabilitetin e tokës dhe biodiversitetin e zonës. Banorët e komunitetit shprehin shqetësim për dëmin që po i shkaktohet natyrës dhe bëjnë thirrje që aktet e tilla të ndalen, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së pemëve dhe fidaneve që sapo po zhvillohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit