Emri i Rey Manajt ka rikthyer vëmendjen në merkato, vetëm pak muaj pas transferimit të tij në kampionatin arab, ku u bashkua me skuadrën e Sharjah FC. Sipas raportimeve më të fundit nga mediat turke, sulmuesi i Kombëtares shqiptare po shqyrton mundësinë e largimit nga klubi aktual, me synimin për t’u rikthyer në futbollin turk.
Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se Manaj, përmes menaxherit të tij, ka kontaktuar ish-klubin Sivasspor, me të cilin ka pasur një periudhë shumë pozitive, duke regjistruar 60 paraqitje dhe 30 gola. Përveç Sivassporit, interes për shërbimet e tij raportohet të kenë shfaqur edhe klube të tjera turke si Trabzonspor, Samsunspor dhe Göztepe.
Në korrik të vitit 2025, Rey Manaj firmosi me Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe një kontratë dyvjeçare me vlerë 2 milionë euro. Deri më tani, sulmuesi kuqezi ka zhvilluar 16 ndeshje me këtë skuadër, duke realizuar 6 gola.