Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Orikum të Vlorës, ku një burrë mbyti gruan e më pas u vetëvra.
Sipas hetimeve të policisë dhe dëshmive të dy djemve të çiftit Sose dhe Llogora Xhebroj, gruaja 40-vjeçare ishte larguar prej rreth dy muajsh nga banesa për të qëndruar në shtëpinë e prindërve, pasi marrëdhënia me bashkëshortin ishte tensionuar. Megjithatë, procedurat për divorc nuk ishin nisur.
Ditën e ngjarjes, Sose Xhebroj kishte shkuar në banesën e saj për të marrë rrobat, ndërsa me të ishte dhe djali 15-vjeçar. Djali i madh ndodhej në punë. Kur gruaja mbërriti, në shtëpi erdhi edhe bashkëshorti Llogora Xhebroj, i cili kishte një lokal të vogël dhe siguronte të ardhura për familjen.
“Babai më tha të shkoja te puna e vëllait, se do të dilte një xhiro me mamin. Unë ika”, rrëfen djali i mitur.
Kur mbërriti te puna e vëllait, të dy djemtë tentuan të telefononin nënën, por ajo nuk u përgjigj. Ata u nisën për në shtëpi dhe e gjetën babanë të lidhur me fashë në qafë.
“U përpoqëm t’i japim ndihmë. Thirrëm ambulancën, por kur mjekët mbërritën, mami kishte ndërruar jetë”, tregoi djali mes lotësh.
Policia, e njoftuar nga djemtë, mbërriti në banesë dhe konstatoi se gruaja ishte dhunuar dhe mbytur. Më pas, Llogora Xhebroj shkoi në garazhin e banesës dhe u vetëvrar me armë zjarri.
Burimet thanë se çifti kishte probleme prej disa muajsh dhe burri ushtronte dhunë, çka kishte detyruar gruan të largohej nga shtëpia. Ajo nuk kishte bërë denoncim në polici, por kishte zgjedhur të qëndronte te prindërit e saj.