Krimi në Vlorë, Llogora Xhebroj e vrau gruan pasi e luti të festonin bashkë Vitin e Ri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.01.2026, 11:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Orikum të Vlorës, ku një burrë ka vrarë gruan e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje me armë zjarri. Viktimat janë Llogora Xhebroj dhe bashkëshortja e tij Sose Xhebroj, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Fqinjët tregojnë se çifti kishte konflikte të shpeshta dhe se para Vitit të Ri gruaja kishte shkuar të jetonte te e ëma në Vlorë për të shmangur tensionet. Megjithatë, pas kërkesave të vazhdueshme të bashkëshortit, ajo ishte kthyer në banesë për të festuar me fëmijët ndërrimin e viteve.

Banorët pohojnë se ka pasur edhe më parë denoncime për dhunë nga ana e bashkëshortes, ndërsa Llogora Xhebro, i cili drejtonte një market në Orikum, njihej si person i qetë. Ngjarja ka lënë të tronditur komunitetin dhe fqinjët, të cilët kishin njohuri për konfliktet e vazhdueshme mes çiftit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit