Presidenti Donald Trump ka reaguar për herë të parë në rrjetin social Truth, duke konfirmuar se Shtetet e Bashkuara janë autorë të sulmeve ushtarake në Venezuelë. Ai pranon pretendimet e mediave ndërkombëtare dhe njofton se veprimet u kryen për të goditur objektiva strategjike brenda vendit.
Trump gjithashtu bëri me dije se Presidenti Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij janë kapur nga forcat amerikane dhe janë nxjerrë jashtë Venezuelës, duke treguar për një zhvillim dramatik në krizën politike dhe ushtarake që ka përfshirë vendin.
Postimi i plotë i Donald Trump:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolás Maduro, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, është kapur dhe është nxjerrë jashtë vendit. Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së. Detaje të tjera do të pasojnë. Sot, në orën 11:00, do të mbahet një konferencë për shtyp në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!