Sherr në Vlorë, 25-vjeçari qëllon me armë dhe largohet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.01.2026, 10:28

Një sherr mes të rinjve në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës ka përfunduar me përdorimin e një pistoletë, duke alarmuar banorët dhe autoritetet. Policia ndërhyri menjëherë pas njoftimit për konfliktin që po zhvillohej në ambientet e jashtme të një lokali dhe arrestoi dy shtetas, Arbri Hysaj, 19 vjeç, banues në Vlorë, dhe Mauricio Alushaj, 25 vjeç, banues në Orikum.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë konfliktit fizik mes dy të arrestuarve dhe disa personave të tjerë, Mauricio Alushaj mori armën e zjarrit pistoletë nga shoku i tij Arbri Hysaj dhe qëlloi një herë në ajër. Falë ndërhyrjes së shpejtë të patrullës, dy të rinjtë u neutralizuan dhe arma u sekuestrua nga policia, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Materialet procedurale janë dërguar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, dhe dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit