Ngjarja e rëndë që tronditi mesditën e djeshme Orikumin ka lënë të shokuar edhe fqinjët e çiftit Xhebroj, të cilët shprehen se nuk e kishin imagjinuar një përfundim kaq tragjik.
Në një prononcim për mediat, një prej tyre tregon se çifti njihej në zonë si njerëz të qetë dhe punëtorë.
“Ishin njerëz të mirë, secili në punën e vet. Jemi të habitur nga ajo që ndodhi, na ra si bombë. Kishin biznesin e tyre, një lokal ku punonin bashkë burrë e grua. Kishin dy djem”, u shpreh fqinji.
Sipas informacioneve, çifti kishte pasur prej kohësh probleme në marrëdhënie dhe më herët kishte qenë drejt divorcit, ndërsa dyshohet se gruaja kishte qenë më parë edhe subjekt i dhunës në familje.