Bllokohet rruga e Valbonës: Akull në të gjithë segmentin, asnjë mjet nuk lëviz

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.01.2026, 20:12

Një denoncim i ri ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga zona e Valbonës, ku qytetarët raportojnë një situatë problematike në rrugë për shkak të akullit të formuar në të gjithë segmentin rrugor.

Sipas mesazhit të dërguar, rruga është kthyer në një pistë akulli, duke bërë që asnjë mjet të mos arrijë të lëvizë, ndërsa trafiku ka mbetur i bllokuar. Qytetarët shprehen të shqetësuar për mungesën e ndërhyrjes nga autoritetet, pavarësisht kushteve të rrezikshme për qarkullimin.

Pamjet dhe dëshmitë tregojnë se situata ka sjellë kaos në qarkullim, duke lënë drejtuesit e mjeteve të bllokuar për orë të tëra në një nga zonat më të njohura turistike të vendit.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente për hedhjen e kripës dhe pastrimin e rrugës, në mënyrë që të rikthehet normaliteti dhe të shmangen aksidentet. JOQ Albania i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të reagojnë pa vonesë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit