Valbonë: Qytetarit i bie guri nga mali teksa po ecte në rrugë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.01.2026, 19:50

Një tjetër denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania lidhur me rrugën drejt Valbonës, e cila sipas qytetarëve është kthyer në një rrezik serioz për jetën e udhëtarëve.

Sipas mesazhit të dërguar, rreth orës 15:24, një qytetar që po udhëtonte me shpejtësi rreth 30 km/orë, për shkak të rrugës së mbushur me gurë, është përballur me një moment tejet të rrezikshëm. Teksa po përpiqej të shmangte gurët në rrugë, një gur është shkëputur nga mali dhe ka rënë pranë mjetit të tij.

Qytetari thekson se segmenti rrugor është jashtëzakonisht i pasigurt, pa asnjë masë për pastrimin e gurëve apo për mbrojtjen nga rrëshqitjet. Sipas tij, është e papranueshme që në vitin 2026, qytetarët të kenë frikë të dalin në rrugë për shkak të mungesës së sigurisë.

“Rruga për në Valbonë është shumë e rrezikshme, bien vazhdimisht gurë nga mali dhe nuk është marrë asnjë masë”, shprehet ai, duke kërkuar publikimin e denoncimit që autoritetet përgjegjëse të reagojnë sa më parë.

JOQ Albania i bën thirrje institucioneve përkatëse të marrin masa urgjente për sigurimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Valbonës, një zonë turistike e rëndësishme, por aktualisht e rrezikshme për qarkullimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit