Mbytet gruaja në Zall Basatar, e rrëmbeu lumi teksa po përqiqej të kalonte

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.01.2026, 16:35

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, ku një shtetase ka humbur jetën pasi dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, gjatë tentativës për të kaluar lumin, dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga lumi.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili në bashkëpunim me shërbimet e Policisë po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Vlen të theksohet se banorët e disa fshatrave në njësinë administrative Zall Bastar, nuk kanë ura për të kaluar lumin i cili gjatë dimrit shton prurjet. Të gjendur në këto kushte dhe të harruar nga pushteti, ata rrezikojnë jetën vazhdimisht duke kaluar nëpër ujin e ftohtë dhe të rrëmbyeshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit