Burg për Rushani që la shtatzënë 12-vjeçaren në Piskupat, pritet testi i ADN-së

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.01.2026, 18:16

Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 67-vjeçarin Rushan Selko, i akuzuar se ka përdhunuar dhe ka lënë shtatzënë një vajzë 12-vjeçare.

Sipas Policisë së Korçës, ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë muajit gusht 2024, kur Selko ka abuzuar seksualisht me fqinjën e tij të mitur në banesën e tij, në fshatin Piskupat të bashkisë Pogradec. Gjatë kësaj kohe, ai e ka kërcënuar të miturën që të mos i tregonte prindërve për atë që kishte ndodhur.

Rasti u zbulua nga prindërit e vajzës, të cilët vunë re ndryshime të dukshme fizike tek ajo. Pas ekzaminimit mjekësor, u konstatua se e mitura ishte 22 javëshe shtatzënë, ndërsa më pas ajo ka rrëfyer edhe ngjarjen e rëndë.

Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 67-vjeçarin, kërkesë që është pranuar nga gjykata. Seanca gjyqësore e zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur më shumë se dy orë.

Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se i pandehuri nuk e ka pranuar akuzën e abuzimit seksual. Ndërkohë, vajzës i është marrë kampioni i fetusit për kryerjen e analizës së ADN-së, me qëllim vërtetimin e atësisë së fëmijës.

Pritet që përgjigjja e analizës të dalë brenda 2–3 javësh, e cila pritet të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit