Betoni ‘pa plan’ po i humb vlerat historike qytetit të Durrësit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.01.2026, 17:34

Durrësi është një nga qytetet me vendbanimet më të hershme në Shqipëri, i cili vitet e fundit po përjeton një hov të madh ndërtimesh. Megjithatë, sipas urbanistëve dhe ekspertëve të trashëgimisë kulturore, ky zhvillim i shpejtë me ndërtime shumëkatëshe po zëvendëson lagjet e vjetra, banesat tradicionale dhe rrugicat karakteristike, që për dekada kanë qenë pjesë e pandashme e identitetit të qytetit.

Ekspertët theksojnë se zhvillimi pa plane të qarta urbanistike dhe pa strategji afatgjata po dëmton seriozisht vlerat historike, duke rrezikuar fshirjen e kujtesës kolektive. Sipas tyre, mungesa e restaurimeve dhe e politikave mbrojtëse e bën këtë proces gjithnjë e më të vështirë për t’u frenuar.

Durrësi, një nga qytetet më të vjetra të vendit, që i ka mbijetuar shekujve dhe fatkeqësive natyrore, po ndryshon pamje dita-ditës. Ndërkohë, banorët dhe turistët kërkojnë që krahas zhvillimit modern, të ruhet edhe shpirti i vjetër i qytetit identiteti unik që e bën Durrësin të veçantë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit