Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga JOQ, drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat e betonit në anë të rrugës.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Një dëshmitar okular bën me dije se automjeti ka rrëshqitur nga rruga.
“Në autostradën Tiranë–Durrës sapo ndodhi ky aksident. Nuk pashë persona të lënduar, por makina duket se ka rrëshqitur,” shprehet qytetari.
Në këtë kuadër, u bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit rrugor.