Vrau gruan dhe më pas veten, ky është çifti Xhebro nga Orikumi

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.01.2026, 15:18

Personat që shfaqen në foto janë Sose Xhebro dhe bashkëshorti i saj, Llogora Xhebro, protagonist të një ngjarjeje të rëndë kriminale që ka tronditur ditën e sotme Orikumin, në qarkun e Vlorës.

Sipas të dhënave paraprake, burri dyshohet se ka ushtruar dhunë për vdekje ndaj bashkëshortes së tij, e cila u gjet pa shenja jete në banesë rreth orës 13:30. Viktima, Sose Xhebro, rreth 48 vjeçe, kishte shenja dhune në trup, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga bashkëshorti i saj.

Pas ngjarjes, shërbimet e policisë kanë gjetur të vetëvrarë edhe Llogora Xhebron, rreth 52 vjeç, në ambientet e garazhit. Pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip “Glock” si dhe një gëzhojë e kalibrit 9 mm.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se çifti kishte pasur probleme familjare dhe më herët kishte qenë në proces divorci. Ata janë prindër të dy djemve të rritur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit