Pas aksidenteve të shumta, Policia gjobit shoferët për gomat dhe zinxhirët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.01.2026, 15:06

Pas aksidenteve të njëpasnjëshme në Rrugën e Kombit për shkak të ngricave e moskriposjes së rrugës, policia ka nisur të gjobisë drejtuesit e automjeteve për mungesë zinxhirësh e gomash dimërore, duke e justifikuar këtë me rënien e borës.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar këtë rast pasi sot është gjobitur edhe pse automjeti i tij ishte i pajisur me goma 4-stinore të reja dhe rruga në momentin e kontrollit ishte plotësisht e pastër, pa borë dhe pa akull.

Ai thotë se problemi nuk është vetë gjoba, por arsyetimi i dhënë, i cili nuk përputhet me gjendjen reale të rrugës.

Sipas tij vendime të tilla krijojnë konfuzion dhe pakënaqësi te qytetarët, pasi duken të pabazuara në kushtet konkrete të qarkullimit.

Denoncimi i qytetarit:

Prsh joq sapo morem nje gjobe per gomat , gomat jane 4 stinet te reja , arsyeja qe policia na dha eshte renia e bores nderkohe rruga eshte pa bore , e paster S eshte problemi i gjobes por arsyet e kota qe japin ,

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit