Reshje të dendura dëbore, qytetarët bllokohen në Qafë-Thore

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.01.2026, 14:51

Reshjet e dendura të dëborës kanë zbardhur ditën e sotme Thethin dhe zonat përreth, duke krijuar vështirësi serioze në qarkullimin rrugor. Si pasojë e kushteve të motit, disa qytetarë kanë mbetur të bllokuar në zonën e Qafë-Thores.

Sipas qytetarëve të bllokuar, automjetet nuk kanë mundur të vijojnë lëvizjen pasi zinxhirët janë këputur, ndërsa mjetet borëpastruese kanë ndërhyrë vetëm një herë, pa arritur të pastrojnë plotësisht rrugën. Ata shprehen se situata është lënë pas dore dhe ndërhyrja ka qenë e pamjaftueshme për të garantuar kalimin e sigurt.

Qytetarët u bëjnë thirrje institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë sa më shpejt, duke dërguar mjete borëpastruese dhe ndihmë emergjente, në mënyrë që të shmangen rreziqe të tjera dhe të normalizohet situata.

Mesazhi i qytetarit:

Përshënetje, a mund ta shpërndani, kemi ngelur në Qafë Thore nëse do mundet dikush të na tërheqi. Kaloj një herë po nuk e pastroi tamam plus janë këputur zinxhirët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit