Krim në familje në Orikum, burri mbyt gruan dhe më pas vret veten

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.01.2026, 14:23

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Orikum. Një burrë dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij, e cila u gjet pa shenja jete në banesën e saj nga fëmijët. Viktima, rreth 40 vjeçe, Sose Xhebro, kishte vetëm tre muaj që ishte divorcuar nga bashkëshorti.

Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar është ish-burri i saj, Llogora Xhebro, i cili më pas dyshohet se i ka dhënë fund jetës vetëm pak metra larg banesës së ish-gruas.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit