Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.01.2026, 13:14

Një i ri shqiptar 23-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Greqi. Sipas raportimeve, ai po drejtonte automjetin e tij kur, për arsye ende të paqarta, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe u përplasur me barrierat mbrojtëse.

Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti është përmbysur, ndërsa trupi i të riut është nxjerrë nga mjeti pas ndërhyrjes së ekipeve zjarrfikëse. Viktima u transportua me urgjencë në spitalin më të afërt në zonën e Atikës, në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit