Aksi rrugor Hotolisht–Librazhd është bllokuar prej më shumë se 3 orësh për shkak të ngricave dhe reshjeve të lehta të borës. Dhjetëra automjete kanë mbetur në trafik, ndërsa në terren nuk ka asnjë punonjës policie apo punonjës të shërbimeve përgjegjëse për pastrimin dhe kriposjen e rrugës.
Qytetarët shprehen se situata është shqetësuese dhe e rrezikshme, pasi një sasi e vogël bore ka mjaftuar për të bllokuar qarkullimin. Ata ngrenë alarmin se nëse reshjet intensifikohen, gjendja mund të përkeqësohet ndjeshëm.
Sipas denoncimeve, pavarësisht pritjes së gjatë, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, duke lënë drejtuesit e mjeteve të bllokuar në kushte të vështira.
Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet për normalizimin e situatës dhe garantimin e sigurisë në këtë aks të rëndësishëm rrugor.
Denoncimi 1:
Pershendetje! Kemi 3 ore kemi ngecur ne Librazhd Nuk ka as polici as sherbim per pastrimin e rruveve nga ngricat.
Denoncimi 2:
Pershendetje joq kjo eaht situat ne aksin Hotolisht-Librazhd
Denoncimi 3:
Me nje pah bore u bllokuan rruget. Po sikur t biej me shum ca behet ketu te ne Kemi 2 or hotolisht librazhd
Denoncimi 4:
Pershendetje ! Ndodhemi afer Librazhdit kemi mbi 1 ore ne trafik policia sduket gjekundi ngricat jane te pranishme , ju lutem raportojeni