Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 31.12.2025, 18:22
JOQ Albania vijon traditën e promovimit të së mirës në shoqëri, duke organizuar çdo muaj dhe çdo vit garën për Herojtë e Muajit dhe Heroin e Vitit.
Për vitin 2025, në garë ishin 10 kandidatë, të ndarë mes figurave publike dhe qytetarëve, të cilët gjatë vitit u shpallën heronj të muajve për veprime konkrete në shërbim të shoqërisë.
Sondazhi u zhvillua në webin e JOQ Albania dhe u votua nga 49.908 qytetarë, duke e kthyer këtë proces në një nga votimet publike më të ndjekura online.
Me 21.483 vota, ose diferencë të thellë nga kandidatët e tjerë, fitues u shpall ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili mori numrin më të lartë të votave.
Pas tij u renditën:
•Marin Mema me 8.766 vota
•Osman Stafa me 3.796 vota
•Arben Anamali me 3.570 vota
•Alfred Zhupani me 2.817 vota
•Rey Manaj me 2.781 vota
•Shaqir Palushi me 2.420 vota
•Marko Gjona me 1.771 vota
•David Dano me 1.270 vota
•Agim Troci me 1.234 vota
Meritë për këtë vlerësim të Altin Dumanit me siguri ka qenë goditja e bandave dhe hetimet ndaj figurave të fuqishme, përfshirë çështje që lidhen me Belinda Ballukun, Erion Veliajn, Ergys Agasin, Mirlinda Karçanajn, etj.
Përtej kritikave që i kemi bërë gjatë mandatit trevjeçar, tani që ka zbritur nga kali duhet thënë se: Altin Dumani ka bërë më shumë se çdo drejtues tjetër i drejtësisë në Shqipëri që nga viti 1992.
Ky votim është një mesazh i drejtpërdrejtë i qytetarëve, se veprimi, guximi dhe drejtësia vlerësohen.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR