Vdekja e 67-vjeçarit në Shkodër, nuk shpërtheu matësi elektrik, por eksplozivi! 4 të arrestuar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.01.2026, 11:30

Më 29 dhjetor në lagjen “Manush Alimani” të Shkodrës, 67-vjeçari Hysni Ymeri humbi jetën nga një shpërthim fillimisht i konsideruar aksidental në matësin elektrik të pallatit të tij, por që më vonë rezultoi se ishte një vrasje e planifikuar. Policia zbardhi ngjarjen dhe arrestoi katër persona të dyshuar si autorë: Gerti Bushati (27 vjeç), Ergys Ibrahimi (27 vjeç), Edison Hasaj (25 vjeç) dhe Gjergji Zefi (24 vjeç).

Sipas hetimeve, katër të rinjtë kanë vepruar në bashkëpunim dhe kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit me eksploziv të telekomanduar, pasi ishin paguar për këtë vepër. Kundër tyre rëndojnë akuzat për “vrasje me paramendim”, “shkatërrim prone me eksploziv”, “mbajtje dhe prodhim armësh”, si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe prishje të qetësisë publike.

Gjatë kontrolleve, policia sekuestruar 28 celularë, një automjet “Mercedes-Benz”, municion luftarak, rroba, lëndë narkotike dhe kokainë, pajisje GPS, kamera sigurie dhe një laptop. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe për sqarimin e motiveve të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit