Tre të rinj që humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në aksin Gjirokastër–Tepelenë, Martin Dulaj, 25 vjeç, Anxhelo Ruçi, 27 vjeç,Klejdi Myftari, 24 vjeç do të përcillen sot për në banesën e fundit. Ngjarja tragjike ka tronditur qytetin dhe zonat përreth, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe miqtë e viktimave.
Aksidenti ndodhi në zonën e njohur si “Bypass”, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes fatale, humbën jetën tre persona të rinj, ndërsa një vajzë Arsida Demiri, 19 vjeçe, mbeti e plagosur dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërkohë që sot do të zhvillohen ceremonitë mortore për viktimat. Komuniteti lokal është solidarizuar me familjet e të ndjerëve, duke shprehur ngushëllime për humbjen e parakohshme të të rinjve.