Emigrantët duan të ndihmojnë vendin, por qeveria nuk i përfill

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.01.2026, 09:03

Rreth 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, duke përbërë një pjesë të rëndësishme të popullsisë dhe një potencial të madh njerëzor për zhvillimin e Shqipërisë. Emigrantët shprehin gatishmëri për të kontribuar me njohuri, përvojë dhe investime, por theksojnë se mungon një qasje e strukturuar institucionale për përfshirjen e tyre.

Sipas të dhënave, 1 në 5 emigrantë është i angazhuar në organizata apo shoqata diasporike, duke ndihmuar në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe lidhjeve me vendin e origjinës. Megjithatë, përfaqësues të diasporës theksojnë se komunikimi me institucionet shtetërore mbetet i kufizuar dhe shpesh pa rezultate konkrete.

Aktualisht, emigrantët kërkojnë politika më të qarta dhe mekanizma funksionalë për bashkëpunim, si krijimi i një databaze kombëtare dhe lehtësimi i procedurave administrative. Sipas tyre, përfshirja e këtij potenciali njerëzor mund të sjellë përfitime afatgjata për ekonominë dhe zhvillimin e vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit