Vuan nga demenca: Gjysh Bardhyli u nis drejt Tiranës, por nuk u kthye në banesë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.01.2026, 00:16

Një i moshuar është raportuar i humbur në redaksinë e JOQ Albania, ndërsa familjarët janë në ankth dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.

Bëhet fjalë për Bardhyl Shehun, 78-vjeç, i cili sipas familjarëve është nisur pasditen e datës 1 janar nga zona e Lalzit në Durrës drejt Tiranës, me një makinë të rastit, por nuk është kthyer më në banesë.

I moshuari banon në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë, ndërsa që nga momenti i largimit nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Rasti është raportuar edhe në polici, por deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e të moshuarit.

Familjarët shprehen të shqetësuar se i moshuari mund të ketë mbetur diku në të ftohtë, për shkak të kushteve atmosferike, shëndetit dhe moshës së tij.

Familja u bën apel qytetarëve, që nëse dikush e ka parë ose ka informacion mbi vendndodhjen e Bardhyl Shehut, është i lutur të kontaktojë menjëherë në këtë numër telefoni: +355 68 204 1967

Çdo informacion, mund të jetë i vlefshëm për gjetjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit