“Më mbrojti Zoti”, të riut i shpërthen fishekzjarri në dorë gjatë festimeve të Vitit të Ri

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.01.2026, 23:57

Gjatë festimeve në natën e ndërrimit të viteve nuk kanë munguar as incidentet. Një prej tyre është edhe ky moment që ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një i ri ka rrezikuar seriozisht gjymtyrët në Arapaj të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:00, në momentin kur po festohej ardhja e vitit 2026. Siç shihet edhe nga pamjet, pas tre lëshimeve të suksesshme, fishekzjarri i katërt i ka shpërthyer të riut direkt në dorë.

I riu i është drejtuar redaksisë sonë për të treguar eksperiencën e tij të hidhur: “Si jeni JOQ! Dje në orën 00:00 më shpërtheu fishekzjarri në dorë pas 3 gjuajtjeve dhe pësova djegie në duar. Më mbrojti Zoti! Më duket se i mbajnë shumë në magazinë dhe i shesin të skaduara,” shprehet ai.

Ndonëse ka pësuar djegie, fatmirësisht incidenti ka kaluar pa lëndime serioze. Ky rast rikthen edhe një herë vëmendjen mbi rrezikun që paraqesin fishekzjarrët, sidomos kur cilësia e tyre është e dyshimtë ose kur mjetet piroteknike shiten pa asnjë kontroll.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit