Ndërsa mijëra familje shqiptare festonin ndërrimin e viteve pranë tryezës dhe fishekzjarrëve, disa burra ishin larg familjeve të tyre, në errësirë e në të ftohtë, për një mision të vetëm: që dritat të mos fikeshin. Një mesazh prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për ekipin e OSHEE-së në Fushë-Krujë, i cili mbrëmjen e 31 dhjetorit ka qenë në gadishmëri të plotë për të garantuar energjinë elektrike për qytetarët.
Sipas qytetarit që ka dërguar mesazhin, i gjithë ekipi ishte në terren, duke siguruar që çdo shtëpi të përjetonte festën e Vitit të Ri me dritë, ngrohtësi dhe qetësi. Pa duartrokitje, pa kamera, por me përgjegjësi dhe sakrificë, ata lanë festën dhe familjet e tyre për t’u shërbyer të tjerëve.
“Një bravo e madhe për çunat që janë në krye të detyrës, edhe pse është nata e ndërrimit të viteve”, shkruan qytetari, duke i cilësuar si roje të dritës, njerëzit që nuk shihen, por që mbajnë ndezur festën e të gjithëve.Ndërsa mijëra familje shqiptare festonin ndërrimin e viteve pranë tryezës dhe fishekzjarrëve, disa burra ishin larg familjeve të tyre, në errësirë e në të ftohtë, për një mision të vetëm: që dritat të mos fikeshin. Një mesazh prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për ekipin e OSHEE-së në Fushë-Krujë, i cili mbrëmjen e 31 dhjetorit ka qenë në gadishmëri të plotë për të garantuar energjinë elektrike për qytetarët.
Sipas qytetarit që ka dërguar mesazhin, i gjithë ekipi ishte në terren, duke siguruar që çdo shtëpi të përjetonte festën e Vitit të Ri me dritë, ngrohtësi dhe qetësi. Pa duartrokitje, pa kamera, por me përgjegjësi dhe sakrificë, ata lanë festën dhe familjet e tyre për t’u shërbyer të tjerëve.
“Një bravo e madhe për çunat që janë në krye të detyrës, edhe pse është nata e ndërrimit të viteve”, shkruan qytetari, duke i cilësuar si roje të dritës, njerëzit që nuk shihen, por që mbajnë ndezur festën e të gjithëve.