Një urim ndryshe për 2026 nga Vlora

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.01.2026, 19:15

Një qytetar nga Vlora i ka dërguar redaksisë së JOQ Albania një video ku ai zgjedh një mënyrë mjaft të veçantë për të uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2026.

Në pamje, qytetari shihet duke u futur në detin Jon më 1 janar, duke sfiduar temperaturat e ulëta të dimrit, teksa përcjell urimin e tij për shëndet, mbarësi dhe një vit sa më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Ky veprim i pazakontë e bën urimin edhe më simbolik, duke tërhequr vëmendjen për guximin dhe mënyrën ndryshe të festimit të ndërrimit të viteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit