Të dehur dhe të ngarkur nga ushqimi, disa persona në spitalin e Fierit pas festimeve të djeshme

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.01.2026, 17:32

Festimet e ndërrimit të viteve janë shoqëruar me një fluks të shtuar të të rinjve të paraqitur në urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit në gjendje të dehur, duke shfaqur simptoma të intoksikacionit.

Sipas burimeve spitalore, shumica e rasteve i përkisnin grupmoshës 20–30 vjeç. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, të rinjtë janë larguar nga spitali pa komplikacione.

Ndërkohë, festimet me fishekzjarre kanë sjellë edhe disa incidente, ku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta. Ata janë trajtuar në urgjencë dhe janë liruar pas mjekimit.

Gjithashtu, mëngjesin e sotëm, për shkak të ngarkesës ushqimore, në urgjencë janë paraqitur edhe disa pacientë me sëmundje kronike. Megjithatë, deri në këto momente, asnjë prej rasteve nuk ka rezultuar me komplikacione të rënda.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit