Të rinjtë shkodran luajnë me fishekzjarre, rrezikojnë veten

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.01.2026, 16:36

Një video e pazakontë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë, ku dy të rinj nga Shkodra shfaqen duke kryer një veprim jashtëzakonisht të rrezikshëm. Pamjet filmike tregojnë se secili prej tyre ndez nga një fishekzjarr dhe e drejton atë drejt këmbëve të njëri-tjetrit, duke pritur momentin e shpërthimit dhe më pas duke u përpjekur të shmangen flakës.

Ngjarje të tilla nuk janë thjesht spektakël, por mbartin rreziqe shumë të mëdha për jetën dhe shëndetin. Fishekzjarrët dhe lëndët e tjera piroteknike janë mjete shumë të fuqishme, të cilat nëse nuk përdoren me kujdes, mund të shkaktojnë djegie të rënda, lëndime serioze në trup dhe, në raste ekstreme, pasoja fatale.

Veprimet e këtij lloji, veçanërisht kur kryhen për argëtim ose për video që mund të shpërndahen në rrjetet sociale, janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Përdorimi i fishekzjarrëve duhet të bëhet gjithmonë me kujdes maksimal dhe vetëm në vendet e sigurta, larg njerëzve dhe objekteve që mund të dëmtohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit