Aksidenti tragjik në Gjirokastër, Anxhelo Ruçi djali i shefit të policisë dhe nipi i Gramoz Ruçit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.01.2026, 13:20

Personi që shihni në foto është Anxhelo Ruçi, 27 vjeçari, i cili ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në zonën e njohur si “Bypass”.

Anxhelo Ruçi po udhëtonte me një automjet tip Volkswagen me targa AB 797 VP, së bashku me Klejdi Myftari, 24 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë me një automjet tjetër tip Mercedes Benz, të dy të rinjtë kanë humbur jetën.

Në mjetin tjetër udhëtonin Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, si dhe Arsida Demiri, 19 vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur rëndë. E reja është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Sipas burimeve mjekësore, 19-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe po mbahet nën monitorim intensiv. Për shkak të politraumës së pësuar, ajo ende nuk konsiderohet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po vijojnë konsultat mjekësore të specializuara.

Anxhelo Ruçi ishte djali i shefit të Komisariatit të Policisë Tepelenë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit