Gjatë festimeve të Vitit të Ri, 20 persona u lënduan nga përdorimi i fishekzjarrëve në disa qytete të vendit. Të gjithë të lënduarit morën ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Mes rasteve të regjistruara, një 13-vjeçare u lëndua nga një plumb qorr gjatë festimeve. Ajo ka marrë trajtim mjekësor dhe gjendet në gjendje të qëndrueshme.
Policia bëri të ditur se shërbimet e saj ishin në gatishmëri gjatë gjithë natës për të monitoruar situatën dhe për të siguruar rendin publik. Autoritetet apeluan te qytetarët për kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarrëve dhe respektimin e rregullave të sigurisë.