Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të raportuar humbjen e një të moshuari në qytetin e Elbasanit, i cili vuan nga demenca.
Sipas familjarëve, Ali Avdolli, 82-vjeç, ka dalë nga banesa e tij në lagjen “5 Maji” rreth orës 10:00 të paradites së sotme dhe prej asaj kohe nuk është kthyer më në shtëpi.
I moshuari ka qenë i veshur me xhup blu të errët dhe pantallona gri të errëta. Familjarët shprehen shumë të shqetësuar, pasi sot është nata e ndërrimit të viteve, temperaturat janë shumë të ulëta dhe jashtë është errësirë, çka e bën situatën edhe më shqetësuese.
Sipas informacioneve të fundit, ai është parë për herë të fundit rreth orës 16:00 te 'Çesma e Kasinës'.
Familjarët u bëjnë apel qytetarëve që kushdo që mund ta ketë parë ose ka informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin e telefonit: 067 201 2462.