Dubai mirëpret 2026-ën me një spektakël madhështor fishekzjarrësh në Burj Khalifa

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.12.2025, 22:10

Viti i Ri 2026 ka mbërritur me festime spektakolare në Dubai, ku mijëra qytetarë dhe turistë janë mahnitur nga shfaqja madhështore e fishekzjarrëve pranë ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa.

Spektakli përfshiu një kombinim unik fishekzjarrësh, imazhesh LED, lazerësh dhe muzike, duke e kthyer qendrën e qytetit në një skenë gjigante feste. Shfaqja vjen pas rreth 10 muajsh përgatitje intensive, ndërsa biletat për eventin u shitën në një kohë rekord.

Dubai konfirmon edhe një herë reputacionin e tij si një nga qytetet që organizon festimet më madhështore në botë për ndërrimin e viteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit