Thirrjes së @dorasekrete për të ndihmuar familjet në nevojë i është bashkuar @buzistoreal , duke dhënë një shembull pozitiv dhe konkret se si bizneset mund të jenë pranë njerëzve në vështirësi.
Falë këtij bashkëpunimi, në datat 27, 28 dhe 29 dhjetor janë ndihmuar 70–80 familje në disa fshatra të Lushnjës dhe Fierit, duke sjellë gëzim në festat e fundvitit.
Për tre ditë rresht, vullnetarët u gjendën pranë familjeve me vështirësi ekonomike, personave me probleme shëndetësore, invalidëve që kishin nevojë për karroca dhe personave të pastrehë, duke ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë, me dinjitet dhe respekt njerëzor.
Ndihma përfshinte:
Ngrohëse, karroca për njerëz me aftësi të kufizuara, rubinetë me ngrohje, ushqime, tapete, aksesorë kuzhine (lugë, pirunj, pjata, tasa), tiganë, tenxhere, drita, llamba LED, projektorë ndriçues, priza dhe zgjatues, kova uji, fshesa, kosha rrobash e plehrash, rafte druri 5-katësh, rafte varëse rrobash inoks, termusa, solucione pastrimi, bokse muzike me ndriçim dhe shumë pajisje të tjera jetike për çdo familje.
🙏 Familjet shprehën mirënjohje dhe emocion, duke e cilësuar këtë ndihmë si një dorë shprese në një periudhë të vështirë.
Shembulli i Buzi Store tregon qartë se bizneset mund dhe duhet të jenë pjesë e zgjidhjes. Ftojmë çdo biznes, sipërmarrës dhe individ që ka mundësi të bashkohet me Dora Sekrete, për ta shtrirë këtë mision humanitar në çdo qytet dhe çdo fshat të Shqipërisë.
Na shkruani për t’u bërë pjesë e kësaj nisme. Sepse solidariteti nuk është reklamë, është përgjegjësi.