Një situatë alarmante po rrezikon banorët e fshatit Verdovë, në bashkinë Pogradec.
Prej rreth një muaji nuk është marrë asnjë masë për kanalin kullues që derdhet në lumë ndërsa reshjet e shiut kanë përkeqësuar ndjeshëm gjendjen.
Kur bie shi, banorët thonë se lumi del nga shtrati dhe uji futet në banesat përreth.
Siç shihet edhe në pamjet video, rrjedha e lumit ka gërryer bazamentin e një shtëpie, duke rrezikuar shembjen e saj. Mungesa e kanalit kullues, pasi është bllokuar, dhe derdhja e ujërave të zeza në lumë e bëjnë situatën edhe më të rëndë.
Banorët shprehen se fëmijët nuk qëndrojnë më në shtëpi nga frika se mund të rrëmbehen nga lumi gjatë reshjeve. Me nisjen e stinës së shirave, familjet ndodhen në rrezik të vazhdueshëm dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje mund ta phblikonii nje video ka ndodhur nje per ne fashatin verdov pogradec nuk eshte marre asnje maseee ndihme rrezikohen familjet. Eshte nje katastrofe e vertet. Krybashkiaku i pogradecit rri ngron karrigen edhe nuk i intereson per qyfetaret
Ka rreth 1 muaj nuk eshte marre asnje mase Rrezikon te marre shtepine Edhe edhe stina e shirave tanii jane buze varrit
Kanal kullues Edhe ujrat e zeza derdhen ne lume Te lutem mund ta postoni Kur bie shi vjen shume lumi futet uji ne shtepi Po te shihni ne video e ka gerryer pjesen e shtepise As femijet nuk shkojne ne shtepi sepse kane frike se i merr lumi kur bie shi