Pensionistët vlonjatë një javë pa ujë por nuk e lënë dominon: Berisha e ka fajin!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.12.2025, 12:32

Një javë pa dush, mungesë uji në çezma dhe qytetarët e Vlorës thjesht luajnë domino. Videoja e aktivistes Ira Kurti tregon pensionistët e moshuar të dorëzuar ndaj krizës, të përqendruar më shumë në lojë sesa në të kërkuar zgjidhje. Ndërkohë që sistemi i ujësjellësit ka defekte të dukshme dhe premtime të pambajtura, qytetarët akuzojnë të kaluarën politike, duke harruar përgjegjësinë e pushtetit aktual.

Biseda në video tregon ironinë e situatës. Aktivistja përpiqet të gjejë shkakun e mungesës së ujit, por pensionistët i kthejnë përgjigje të ngurtë. Njëri nga të moshuarit i moshuarit i përgjigjet me agrisivitet duke e akuzuar si demokrate dhe duke fsjsuar se fajin që Vlora nuk ka ujë e ka PD e fila ka 12 vite qe po fle gjumë në opozitë. Mungesa e reagimit ndaj realitetit aktual bëhet e qartë. Loja e domino-s është bërë simbol i një qyteti të fjetur, ku absurditeti i krizës së ujit përjetohet, por nuk sfidohet.

Kjo situatë e hidhur tregon një mësim të thjeshtë, të akuzosh të kaluarën është më e lehtë se të kërkosh llogari nga pushteti aktual. Të qëndrosh një javë pa ujë nuk përbën problem, sërish fajin e ka qeveria e para 12 viteve. Ndërsa Vlora vazhdon të jetë pa ujë dhe qytetarët thjesht bëjnë sehir, mungesa e protestës dhe ndërgjegjësimit shndërrohet në një reflektim të trishtë të indiferencës kolektive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit