Zelanda e Re ka pritur Vitin e Ri 2026 mes një spektakli mbresëlënës fishekzjarresh dhe një atmosfere festive.
Ky shtet është i dyti në botë që mirëpret 2026, pas Atolit Kiritimati, i njohur edhe si Ishulli i Krishtlindjeve. Atmosfera karakteristike e ndërrimit të viteve mbizotëroi për disa minuta, duke shënuar nisjen e një kapitulli të ri.
Me kryeqytet Auckland, Zelanda e Re e priti Vitin e Ri në orën 12:00 sipas orës shqiptare. Siç e do tradita, festa u shoqërua me fishekzjarre dhe mesazhe shprese për një vit të mbarë. Pas Zelandës së Re, Viti i Ri 2026 do të mbërrijë në Australi një orë më vonë.