Vlonjatët presin 2026-ën pa ujë në çezma, lajnë sytë me bidona

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.12.2025, 11:53

Vlonjatët duket se ende janë pa ujë në çezma. Premtimi se uji do të vinte më 30 dhjetor, pasditen kur arritën pjesët për riparimin e sistemit, duket se ishte thjesht një iluzion optik. Sot, më 31 dhjetor, qytetarët përsëri janë pa ujë, duke improvizuar larjen e syve me bidona dhe shishe që duket se janë bërë pjesë e inventarit të dimrit.

Kryeministri Rama ka akuzuar tubat e 2009 për këtë katastrofë hidraulike, ndërsa siguroi publikun se pajisjet e nevojshme po vijnë nga Stambolli. Por ndërsa tubat “turq” si duket janë ende pa vënë, realiteti në Vlorë është i thjeshtë, çezmat mbeten të thata, qytetarët lodhen dhe ironia e situatës bëhet gjithnjë e më e dukshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit