Rama ul buxhetin për shëndetësinë, pavarësisht rritjes së nevojave

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.12.2025, 09:11

Aktiviteti i ambulancave, poliklinikave dhe spitaleve publike në Shqipëri është në rritje vitet e fundit, i nxitur nga plakja e popullsisë dhe shtimi i barrës së sëmundjeve. Megjithatë, financimet publike për shëndetësinë po vijnë në ulje, si në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), ashtu edhe në peshën ndaj shpenzimeve totale buxhetore.

Sipas projektbuxhetit afatmesëm 2026–2028, buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2025 është rreth 80 miliardë lekë, por vetëm 53 miliardë lekë janë të dedikuara realisht për shëndetësinë, ndërsa 27.3 miliardë lekë shkojnë për ndihmën ekonomike. Në vitin 2028, fondet për shëndetësinë parashikohen të bien në 52.6 miliardë lekë, duke zënë vetëm 1.7% të PBB-së, ndërsa ndihma ekonomike mbetet rreth 1% e PBB-së.

Të dhënat tregojnë se ekonomia po rritet më shpejt sesa financimet për shëndetësinë, duke ulur peshën e këtij sektori dhe rritur presionin mbi sistemin publik. Shqipëria mbetet nën mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shumë larg standardit europian, ku shpenzimet publike për shëndetësinë variojnë nga 7% deri në 10% të PBB-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit