Pamjet që po qarkullojnë së fundmi pasqyrojnë një realitet të dhimbshëm: dhjetëra të rinj që gdhihen rrugëve të qyteteve moderne, duke fjetur mbi kartonë apo direkt në trotuar.
Këto video kanë nxitur raportime të shumta në rrjetet sociale dhe media të huaja, të cilat flasin për një situatë shqetësuese në Kinë, ku dhjetëra mijëra të rinj pretendohet se po përballen me pasoja ekstreme pas futjes në të ashtuquajturën “listë e zezë” të Sistemit të Kreditit Social.
Sipas këtyre raportimeve, personat që futen në listën e zezë përballen menjëherë me kufizime të rënda financiare: u bllokohen shërbimet bankare, pagesat digjitale dhe transaksionet online, duke e bërë pothuajse të pamundur pagesën e qirasë, blerjen e ushqimit apo marrjen e pagës.
Në disa raste, këto kufizime thuhet se kanë çuar shumë individë kanë çuar individë drejt varfërisë ekstreme, duke i lënë pa kulm mbi kokë dhe jashtë çdo sistemi jetik për mbijetesë, pasi jeta e përditshme në Kinë është e lidhur pothuajse tërësisht me pagesat digjitale.
Sipas pretendimeve që qarkullojnë online, futja në listën e zezë mund të ndodhë edhe për shkak të mospagimit në kohë të huave informale ose kredive me interesa shumë të larta, të cilat në disa raste raportohet se arrijnë deri në 25% ose më shumë. Megjithatë, këto mbeten pretendime që nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet kineze.
Autoritetet në Pekin e kanë justifikuar Sistemin e Kreditit Social si një mekanizëm për të rritur besueshmërinë financiare dhe disiplinën shoqërore, por kritikët ndërkombëtarë prej vitesh kanë ngritur shqetësime se ky sistem mund të përdoret për ndëshkime disproporcionale dhe përjashtim social.
Ndërkohë, debati ka kaluar kufijtë e Azisë, pasi ekzistojnë frika se sisteme të ngjashme të identitetit apo kontrollit digjital mund të tentohen të aplikohen edhe në Europë në vitet e ardhshme.
Deri më tani, nuk ka të dhëna zyrtare që konfirmojnë shifrat e përmendura, ndërsa organizata të të drejtave të njeriut kanë kërkuar më shumë transparencë mbi mënyrën se si funksionon ky sistem dhe pasojat reale për qytetarët.