Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila është nën masën “arrest shtëpie” nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazive në tendera. Në konferencën e fundit për mediat për këtë vit, Rama theksoi respektin maksimal për Karçanajn, duke theksuar se ajo ka strukturuar institucionin dhe se jeton në një shtëpi me qira.
“Kjo është pjesë e hetimeve. Nuk kam dijeni për këtë dhe nuk mund të bëj asnjë koment për gjysmë të vërtetat që dalin lart e poshtë. Në krye të skuadrës së AKSHIT është një grua që ka respektin e padiskutueshëm. Linda Karçajan jeton në një shtëpi me qira dhe ka respektimin tim,” tha Rama.
Megjithatë, verifikimet e kryera nga mediat tregojnë se Karçanaj nuk ka deklarim pasuror as në ILDKPKI dhe as në faqen Open Spending Albania, një detyrim ligjor për çdo zyrtar shtetëror, veçanërisht për drejtoreshën e AKSHI-t, e cila ka mbajtur postin për tetë vite.
Ngrihet pyetja nëse kjo mungesë është rezultat i harresës së ILDKPKI-së për të kërkuar deklarimin apo nëse Karçanaj është përjashtuar nga detyrimi ligjor, çka kërkon një sqarim zyrtar.