Pogradec: 12-vjeçarja përdhunohet nga 67-vjeçari dhe mbetet shtatzënë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.12.2025, 20:01

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Piskupat në Pogradec. Një vajzë 12-vjeçare është përdhunuar katër muaj më parë nga një 67-vjeçar nga i njëjti fshat. Rasti u bë i ditur vetëm tani, pasi vajza rezultoi shtatzënë katër muajshe.

Viktima nuk kishte treguar ngjarjen më parë për prindërit, pasi autori e kishte kërcënuar se do ta vriste nëse fliste. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së 67-vjeçarit, ku autori e ka lidhur dhe përdhunuar me forcë.

E mitura është pyetur nga prokuroria në praninë e psikologut, duke rrëfyer detajet e ngjarjes. Prindërit e vajzës e dërguan për vizitë mjekësore pasi vunë re ndryshime në trupin e saj, dhe mjekët konfirmuan shtatzëninë.

Policia ka arrestuar autorin, i cili është baba i katër fëmijëve dhe gjysh. Vajza ndodhet nën kujdesin e familjes dhe psikologëve për mbështetje psikologjike. Rasti po hetohet nga organet kompetente, ndërsa autoritetet janë duke ndjekur procedurat për ndjekjen penale të plotë të autorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit