Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar, i dyshuar për shpërdorim të pasurisë së huaj, pasi dyshohet se ka mbajtur një pjesë të parave nga një portofol i gjetur në një parking.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari kishte gjetur një portofol në parkingun e një pompe derivatesh në magjistralen Podujevë–Prishtinë, i cili i kishte rënë një mashkulli tjetër kosovar. Në portofol ndodheshin rreth 800 euro para të gatshme, si dhe dokumente personale të pronarit.
Policia bën të ditur se i dyshuari nuk e ka raportuar gjetjen e portofolit në institucionet përkatëse dhe dyshohet se ka mbajtur një pjesë të parave. Pas identifikimit të rastit, ai është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit kompetent, është arrestuar.
Pronarit i është kthyer portofoli me 500 euro dhe dokumentet personale, ndërsa për shumën e munguar hetimet vijojnë. Autoritetet theksojnë se rasti po trajtohet në përputhje me procedurat ligjore.