Ronaldo e qartëson: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.12.2025, 18:06

Cristiano Ronaldo i ka objektivat e qarta. Ylli portugez nuk ka ndërmend t’i japë fund karrierës së tij futbollistike pa arritur shifrën historike prej 1000 golash.

“Të vazhdosh të luash në këtë moshë nuk është e lehtë, por futbolli mbetet pasioni im më i madh. Nuk ka rëndësi se ku aktivizohem, qoftë në Lindjen e Mesme apo në Evropë. Objektivi im është i qartë: të shënoj gola dhe të arrij numrin që të gjithë e dini. Synimi im janë 1000 gola”, është shprehur Cristiano Ronaldo.

Aktualisht, 40-vjeçari ka realizuar 956 gola gjatë gjithë karrierës së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit