Ngjarje e rëndë në Pejë, e konfirmon policia dy të rinjë të vdekur në një vilë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.12.2025, 16:23

Sot rreth orës 15:10, Policia e Kosovës është njoftuar se në rrugën e KFOR-it, në një vilë (Vila 03), se dy persona janë gjetur pa shenja jete.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore dhe ekipet e emergjencës mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy viktimave, një femër dhe një mashkull, të moshës së re.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore.

Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në koordinim me prokurorinë kompetente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit