Abuzimi me të miturën, Merkaj i AMP kthen në detyrë shefin e Krimeve në Përmet

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.12.2025, 15:35

Pas disa muajsh pezullim, shefi i krimeve Dhurim Çenko është rikthyer në detyrë. Ai ishte nën hetim, sepse dyshohej se kishte dijeni për një rast abuzimi seksual ndaj një të miture nga njerku i saj, por nuk kishte ndërmarrë asnjë masë. Për këtë arsye, ndaj tij u nis procedimi për shkelje të rëndë disiplinore.

Hetimi u zhvillua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi rezultoi se edhe efektivë të tjerë kishin dijeni për ngjarjen. Vendimi për pezullimin e Çenkos u mor më 19 shtator, një ditë pas publikimit të rastit.

Ngjarja u zbulua më 18 shtator, kur në rrjetet sociale qarkulluan mesazhe shantazhuese për abuzimin e një 16-vjeçareje nga njerku i saj dhe kolegu i tij, polici Artur Ago, punonjës i Komisariatit të Përmetit. Dy efektivët dyshohet se kanë abuzuar me të miturën për rreth tre vite.

Përveç njerkut polic, në pranga u vunë edhe dy persona të tjerë: Kristian Prifti, 46 vjeç, dhe shoku i tij Isi Pasho, 27 vjeç. Ata akuzohen se shantazhuan policin Ago, duke kërkuar 12 mijë euro për të mos publikuar një video në një emision investigativ, që sipas tyre tregonte marrëdhënien intime.

Të dy policët janë pezulluar nga detyra, ndërsa e mitura ndodhet nën kujdesin e familjes dhe asistencën e psikologëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit