Pronarët e një biznesi në qytetin e Vlorës i janë drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një ngatërresë që ka ndodhur me një shumë të konsiderueshme parash në një prej argjendarive të qytetit.
Sipas tyre, një zotëri është paraqitur në argjendarinë në fjalë për të shitur një flori të vjetër. Pas vlerësimit, shitësja ka përcaktuar shumën prej 1 220 lekësh të rinj, por për shkak të një gabimi i ka dhënë klientit 2 220 lekë të rinj, pra 1 milion lekë më shumë nga sa i takonte.
Pasi ka marrë shumën, zotëria është larguar nga dyqani pa e vënë re ose pa e raportuar gabimin. Pas kësaj ngatërrese, pronarët e argjendarisë i bëjnë thirrje personit në fjalë që, me ndërgjegje të plotë, të kthejë shumën e dhënë tepër pranë argjendarisë.
Denoncimi:
Pershendetje JOQ, ju lutem duam të dërgojmë një njoftim, sepse sot në datën 30 dhjetor në një biznes privat në Vlorë ka ndodhur një ngatresë për sa i përket një shumë të konsiderueshme lekësh.
Duke patur filmimet që po ju dërgojm nga kamera e biznesit, do donim ti bënin thirje zotris që me ndërgjegjen e tij të kthej mbrapsh shumën. Në të kundërt do ndigjet rruga ligjore.
Ju faleminderit, 1 milion lekë më shumë. Dorëzoi flori të perdorur në vend ti jepja 1220 i dhashë 2220.