Shefja e Antitrafikut kërcënon shtetasin e huaj dhe dhunon e i djeg shtëpinë ish-burrit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.12.2025, 14:57

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit në shtëpi për Alma Bimen, drejtoreshën e Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme, pasi dyshohet se ka kanosur me mesazhe shtetasin e huaj M. M. Ky vendim vjen pas hetimeve të nisura nga policia mbi veprimet e dyshuara të Bimes.

Përveç këtyre akuzave, ajo dyshohet gjithashtu se ka dhuuar e djegur një orendi shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, në Kinostudio, pranë rrugës “Hysen Gjura”. Ngjarja sipas policisë tregon një konflikt të ashpër mes dy personave dhe përbën një episod të rëndësishëm në hetimin që po zhvillohet.

Rasti bëhet edhe më i komplikuar, pasi në shtator të këtij viti Policia e Tiranës arrestoi Mareglen Tomorin, drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (IPO), i cili u dyshua për dhunë fizike ndaj Alma Bimes. Kjo e fundit kishte kallëzuar rastin, duke e kthyer konfliktin personal në objekt hetimi nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit